Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy burrave të dyshuar për mashtrim

policia e kosoves - logo

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy burrave të dyshuar për mashtrim. 

“Sektori i Hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë, të cilës i janë bashkëngjitur fotografitë e dy të dyshuarve. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, Policia ka lutur qytetarët që ta kontaktojnë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].