Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, Policia ka lutur qytetarët që ta kontaktojnë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].