Kronikë

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e një 20-vjeçari nga Peja.

Në kërkesë janë publikuar të dhënat e tij bashkë me një fotografi. 

Personi i kërkuar është: Elton (Bashkim) Gjevukaj i lindur me 17.03.2005 në Fshatin Bllagajё-Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: ‘Dhuna në familje’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.