Një person është arrestuar në Mazgit të Obiliqit për armëmbajtje pa leje dhe prezantim të rremë si person zyrtar.
Policia njoftoi se i dyshuari pasi është ndaluar nga policët është prezantuar si pjesëtar i FSK-së. Por,
Policia ka vërtetuar se ai nuk ishte ushtar.
Pistoleta me tetë fishekë që i është gjetur të dyshuarit i është konfiskuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit i kanë gjete dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë. I dyshuari ishte prezantuar si person zyrtar- pjesëtar i FSK-së, por është verifikuar dhe ka rezultuar se i njëjti nuk është pjesëtarë i FSK-së. I njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.