Kronikë

Punëtori ia vodhi çelësat e automjetit, Policia nis hetim

Stema e Policise se Kosoves

Një person në Prishtinë ka raportuar në Polici se punëtori ia ka marrë çelësat e automjetit dhe është larguar e nuk i është lajmëruar.

Policia është duke e trajtuar këtë rast si vjedhje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte duke punuar tek ankuesi, ia ka marr çelësat e automjetit të tij dhe është larguar në drejtim të panjohur duke mos iu lajmëruar”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.