Tri vajza janë raportuar të zhdukura brenda 24 orëve të kaluara në Policinë e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportit 24-orësh të Policisë, dy prej tyre janë të mitura.
Dy të miturat sipas raportit të Policisë janë raportuar të zhdukura në Fushë-Kosovë. Prej tyre njëra në rrugën “Dardania”.
“Ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij viktima f/k e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor.
Ndërkohë që rasti tjetër në këtë komunë është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Hamdi Grajqevci”.
“Ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij viktima f/k, e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë që rasti i terët thuhet se ka ndodhur në fshatin Smirë të Vitisë. “Më 20.05.2026 një f/k ka raportuar se vajza e saj viktima f/k, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh.
Të rti rastet thuhet se janë duke u hetuar nga Policia.