Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vriten burrë e grua në Lezhë

Vetura

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se në fshatin Balldren të Lezhës, të dielën janë vrarë burrë e grua në të shtënat me armë në drejtim të automjetit Audi me të cilin udhëtonin. 

Ata kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 14:50 në  dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij,  shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë,  është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe  nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet nga Policia e Shtetit. 
 


Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë

Dy persona raportohet se janë vrarë në Lezhë të Shqipëisë pas disa të shtënave drejt një veture.

Siç raporton Top Channel, dyshohet që viktimat kanë qenë në lëvizje me veturën e tyre.

Gjithashtu në bazë të pamjeve të publikuara, vihet re se në veturë janë shkrepur një sërë plumbash.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave apo personave që kanë shtënë, e as detaje më tepër rreth këtij rasti.