Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohet mbi 1 kg marihuanë që po transportohej me postë, një i arrestuar

Policia

Policia e  Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar mbi 1 kilogram marihuanë në rrugën Prishtinë-Prizren, përkatësisht në Llapushnik.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se fillimisht kishin marrë informacion për një dërgesë të dyshuar përmes postës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë zbatimit të planit taktik, rreth orës 12:20, në rrugën Prishtinë–Prizren, në Llapushnik është ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, ku gjatë kontrollit është gjetur një pako që përmbante substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë.

Si prova materiale janë sekuestruar mbi 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një telefon mobil.