Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shtëpi të pabanuar e të vjetër në Crepule të Zubin Potokut kanë gjetur sërish armë, pajisje për pastrim të armëve, helmetë e uniformë ushtarake.
Armët e gjetura janë të llojit AK-47, një pushkë ajrore dhe një armë artizanale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë kontroll të një shtëpie të pa banuar (e vjetër) janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët, nje pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh (NK-1974), një helmete ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrim të armëve, një uniforme ushtarake e kamufluar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Edhe para pak ditësh, policia njoftoi se në Zubin-Potok është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni dhe një uniformë me simbole të Serbisë, në një shtëpi të pabanuar. Gjatë kontrollit në objektin e pabanuar u gjetën 297 fishekë si dhe një uniformë me logo të Serbisë.