Kronikë

Shpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion

POLICIA

Një shpërthim është raportuar se ka ndodhur të dielën në një kodrinë Vushtrri. 

Sipas Policisë para se të ndodhte shpërthimi ishte raportuar për një zjarr. 

Në vendin e ngjarjes thuhet se është krijuar një gropë dhe janë gjetur edhe pjesë të armëve dhe municion. 

Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje. 

“Pas raportimit lidhur me një zjarr në një kodrinë është dëgjuar një shpërthim-detonim. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë të armëve, një shufër metalike dhe municion i ndryshëm. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.