Një grua është arrestuar në Prizren nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim të lehtë trupor.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:20, derisa e dyshuara fillimisht kishte fyer e më pas kishte sulmuar zyrtarin policor, duke e goditur me shqelm në momentin kur ai ishte duke hyrë në marketin e një pompe të derivateve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka bërë të ditur se gjatë arrestimit, e dyshuara ka shfaqur rezistencë, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.
Të dyshuarës i është ofruar trajtim mjekësor në stacion policor, ndërsa edhe zyrtarët policorë kanë marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë.