Kronikë

Shtetasi i huaj rrëmbehet dhe rrihet në Prishtinë – Policia nis hetimet

Policia /ilustrim

Foto: Ilustrim

Një shtetas i huaj ka raportuar në polici se është rrëmbyer nga persona të panjohur në orët e hershme të mëngjesit të së martës, më 29 korrik, rreth orës 03:30 në Prishtinë.

Sipas dëshmisë së tij, disa persona e kanë futur me forcë në një veturë nën kërcënimin e armës, ku më pas është rrahur dhe kërcënuar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e marra.

Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka iniciuar rastin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rasti është cilësuar si “rrëmbim” dhe hetimet janë në vazhdim.