Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna një zyrtar korrektues i cili punonte në Qendrën Korrektuesve Dubravë, nën dyshimin se kishte plagosur një person gjatë një konflikti.
SHKK ka njoftuar se ka marrë vendimin për suspendimin e zyrtarit Ç.SH., pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës se një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person, institucioni ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme. Në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari në fjalë është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për respektimin e ligjit dhe standardeve profesionale dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit”, ka njoftuar SHKK.