Kronikë

Tre shtetas të Shqipërisë, përfshirë një grua, arrestohen për sulm fizik në Drenas

Arrestim - policia

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Të paktën tre shtetas të Shqipërisë janë arrestuar të hënën, përfshirë një grua, nën dyshimin se kanë sulmuar një person në Drenas. 

Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore për çka edhe i është ofruar trajtim mjekësor.

“Gllogoc / 11.08.2025 – 11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh. 

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.