Të paktën tre persona janë arrestuar të dielën nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet KF Trepçës dhe KF Vushtrrisë.
Sipas njoftimit të Policisë, ata dyshohet se i përkasin grupit të tifozëve “Torcida”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të identifikojnë tre persona të dyshuar, të cilët janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme. Gjatë kontrollit, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike, ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur një maskë fytyre”, thuhet në njoftim.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është intervistuar në cilësinë e ankuesit.
“Po ashtu, janë intervistuar edhe tre personat e dyshuar, ku pas procedurave hetimore, është iniciuar rast penal ‘Sulm’ dhe dy prej të dyshuarve janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë”, ka bërë të ditur më tej policia.