Gjykata Themelore në Ferizaj u ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të dyshuar për vdekjen e Marigona Osmanit.
Këtë e kanë konfirmuar për KOHËN nga Gjykata e Ferizajt, të cilët kanë thënë se masa e paraburgimit është vazhduar deri më 18 janar të vitit tjetër.
Prokuroria Themelore e Ferizajt, para dy ditësh kishte paraqitur kërkesën e paraburgimit për të dyshuarit.