Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Valon Aliu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e 21-vjeçares

valon aliu

Foto: KOHA

Gjykata Themelore në Ferizaj të premten e ka dënuar me 24 vjet burgim unik Valon Aliun për vrasjen e 21-vjeçares Erona Coklit, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Në njoftimin e Prokurorisë të datës 4 shtatorit 2024, thuhet se më 12.04.2024 i pandehuri sipas marrëveshjes me QPS-në e ka marrë djalin e tij, e ka dërguar t’i shkurtonte flokët, por pas 40 minutave në objektin e QPS-së nuk është kthyer më fëmijën e tij por i vetëm, dhe e ka vrarë 21-vjeçaren. Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka filluar pas një fjalosjeje të shkurtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Fillimisht i pandehuri ka shtënë në tashmë të ndjerën, duke e goditur në kraharor, pastaj ka shtënë edhe në vëllanë e saj. Në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, tashmë e ndjera është qëlluar edhe dy herë, një herë në gjoks dhe një herë në kokë", thuhet aty. 

Prokuroria e Ferizajt më datë 04.09.2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Valon Aliut për rastin e vrasjes së ish-bashkëshortes së tij, 21-vjeçares Erona Cokli, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Pos veprës penale të vrasjes së rëndë, ndaj Aliut rëndojnë edhe dy akuza – kanosja, dhe armëmbajtje pa leje.

VIDEO:

Nëna e 21-vjeçares së vrarë në Ferizaj e pakënaqur me dënimin e Valon Aliut

1 o. më parë / 3 pri 2026 11:46
Milihate Cokli

Nëna e 21-vjeçares Erona Cokli, Milihate Cokli, është shprehur e pakënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj për ta dënuar me 24 vjet burgim vrasësin e vajzës së saj, Valon Aliun.

Erona Cokli u vra nga Valon Aliu më 12 prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Pas vendimit, Milihate Cokli, ka thënë se dhimbja që i ka shkaktuar Aliu nuk mund të shuhet kurrë.

“Dhimbjen që ma ka kriju ky njeri, nuk mund të shuhet kurrë. Se e di që ka një Zot dhe do të dënohet me vendimin që e meriton, jo me kaq. Çdo ditë kemi dhimbje, djali po rritet çdo ditë, çdo po e kërkon nënën e vet, çdo ditë po shtohet dhimbje. E ka bërë një padrejtësi të madhe ndaj familjes sime dhe vajzës sime”, ka thënë ajo.

E avokati i familjes Cokli, Jeton Berisha e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës, por ka thënë se do ta shqyrtojnë mundësinë e ankesës pasi ta marrin aktgjykimin e plotë.

“E mirëpresim vendimin e gjykatës, pavarësia se lartësia e dënimit nuk është si e kemi pritur, por e rëndësishme se u shpall fajtor. Pas marrjes së aktgjykimit të plotë, do ta shqyrtojmë mundësinë që të ankimohemi”, ka shtuar ai.

VIDEO: