Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Skenderaj

shiriti i policisë

Foto-Ilustrim: KOHA

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë që thuhet se ka ndodhur të enjten pasdite në Skenderaj. 

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar vet-aksident, ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.