Kronikë

Vdes një i mitur tjetër nga aksidenti në Treboviq të Pejës

aksident

Foto: Ilustrim

Edhe një i mitur i cili ishte i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas një vetaksidenti në Treboviq të Pejës, ka vdekur.

Aksidenti ka ndodhur më 2 korrik, ku i vdekur në vendngjarje ka mbetur një i mitur tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti kishte ndodhur në rrugën Pejë-Trestenik, kur automjeti që po qarkullonte në atë drejtim dyshohet se nuk iu është përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, duke humbur kontrollin dhe duke goditur një shtyllë betoni.