Një person ka vdekur në fshatin Devë të Gjakovës pas aksidentit mes një veture dhe një motoçiklete.
Sipas njoftimit nga Policia, aksidenti ka ndodhur të shtunën, derisa vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin është arrestuar vozitësi i veturës.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një veture me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës, ka ndërruar jetë, konstatimin e vdekjes e ka bërë mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i veturës mashkull kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.