Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person në një vetaksident në Lloqan të Deçanit

Aksident foto-ilustrim KOHA

Foto ilustrim

Një person ka  vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Lloqan të Deçanit.

Policia në një komunikatë për media ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit rrugor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ju informojmë se me datën 11 maj 2026, rreth orës 01:40, Policia është informuar për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lloqan-Deçan. Në këtë vetaksident ishte e përfshirë një veturë me targa vendore”, thuhet  në njoftim.

Sipas Policisë, dyshohet se drejtuesi i veturës e  ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal në skaj të rrugës.

“Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar lёndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё, mirëpo aty ka ndёrruar jetё, vdekja e tij ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në njoftim.