Një grua ka vdekur të shtunën pasi ka rënë nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, rasti është raportuar sot rreth orës 12:00 në rrugën “Abedin Sogojeva”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën Abedin Sogojeva në Fushë-Kosovë. Viktima (femër) nuk ka përballuar lëndimet dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.