Kronikë

Vdiq i riu që u aksidentua më 18 maj në Prizren

Aksident

Foto: Ilustrim

Një 25-vjeçar ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e trafikut më 18 maj në Pouskë të Prizrenit.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqyr Bytyqi. Ai ka njoftuar se informatën për vdekjen e E.T. e kanë marrë nga QKUK-ja në mëngjesin e së premtes.

Për këtë informacion është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim, ka bërë të ditur Policia.

Në aksidentin e njëjtë, në vendngjarje kishte vdekur edhe një 19-vjeçare.