Kronikë

Vdiq në QKUK burri që u aksidentua para një jave në Istog

Aksident

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se burri i cili kishte aksidentuar më 29 qershor në Istog ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku ka qenë duke u trajtuar. 

“Raportohet se më 06.07.2025 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 29.06.2025”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.