Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në QKUK një person, i cili ishte përfshirë të premten në një aksident trafiku në Komoran mes dy kamionëve transportues. Ai kishte qenë drejtues i njërit prej kamionëve.
“Komoran, Gllogoc / 09.05.2025 – 16:37 - Dy automjete transportuese (kamion) me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë njëri nga drejtuesit e automjetit transportues. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë.