Kronikë

Vdiq një person në Lipjan, u godit nga traktori

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vdekjes që ka ndodhur të dielën në Lipjan. Sipas raportit të Policisë, dyshohet se një person nga pakujdesia e ka ndezur traktorin derisa ishte në shpejtësi dhe është goditur nga traktori. Si pasojë e lëndimeve ai ka humbur jetën. 

“VDEKJE AKSIDENTALE/ Lipjan / 17.08.2025-10:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se i njëjti nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.