Një person ka humbur jetën në Prishtinë të mërkurën, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar për KOHËN drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përkundër të gjithave masave të ndërmarra nga ekipi mjekësor kujdestar, viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Syla, duke shtuar se viktima ishte i lindur në vitin 1996.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë informata për një person të lënduar në rrugën “Dëshmorët e Marecit” në Prishtinë rreth orës 15:30.
“Sot, rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën ‘Dëshmorët e Marecit’ në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti”, ka njoftuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.