Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person pasi ra nga një pemë në Suharekë, një tjetër u gjet i vdekur në Shtime

policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Njëri rast ka ndodhur në Suharekë, ku një person thuhet se ka rënë nga një pemë dhe nga lëndimet e marra ka vdekur pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Raportohet se një mashkull kosovar ishte dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin e Prizrenit e pastaj në QKUK pasi i njëjti ishte lënduar pasi ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi 5-6 metrash. Rreth orës 21:15 nga QKUK është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë që një rast tjetër ka ndodhur në Shtime, ku një burrë është gjethur pa shenja jete. 

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. 
Në të dy rastet trupat e viktimave thuhet se janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.