Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

“Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”, e dyshuar nëna

policia

Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar se ka nisur një hetim për një rast që e ka cilësuar si “vrasje e foshnjës gjatë lindjes” në Ferizaj. 

Sipas Policisë e dyshuara raportohet se në tualetin e Emergjencës në Ferizaj e ka lindur foshnjën, e më pas foshnja është gjetur në gjendje të rëndë dhe më vonë ka vdekur. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera.

“E dyshuara femër k-shqiptare, raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj. Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërrua jetë pas pak kohe. Me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtejshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë  Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, njoftoi Policia.

Ngjarja ka ndodhur më 5 maj.

KOHA ka kontaktuar edhe Spitalin në Ferizaj, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.