Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së martës në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Policia, viktima ka raportuar se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri drejt tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas informacioneve të deritanishme, në vendin e ngjarjes autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë, të cilat do të shërbejnë si prova në procedurat hetimore.
Gjatë veprimeve të mëtejshme policore është kontrolluar edhe vendbanimi i të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.
I dyshuari aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa organet e rendit janë në kërkim të tij. Rasti mbetet nën hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.