Aktori Astrit Kabashi është shpallur laruat i dyfishtë i çmimit për dramë origjinale shqipe, “Katarina Josipi”. Juria i ka vlerësuar dy dramat e tij. Ka fituar Çmimin e parë për dramën “Lufta” dhe të dytin për dramën “Pse ke frikë”. Çmimi i tretë i është ndarë autorit Florent Kurtalani për dramën “Kurora”.
Në konkursin e sivjetmë juria ishte në përbërje të Kushtrim Mehmetit, Ilire Vincës, Kushtrim Koliqit, Florent Mehmetit dhe Zoga Çetës.
Konkursi “Katarina Josipi” ka për qëllim promovimin dhe mbështetjen e autorëve vendorë, si dhe kontributin në zhvillimin e dramaturgjisë bashkëkohore shqiptare.

