Në vitin 1993, një entuziast i muzikës do t’i shpenzonte të gjitha kursimet për ta blerë një instrument.
Me tastet e një sinti, kompozitori Florent Boshnjaku realizoi hite të guximshme që ndryshuan rrjedhën e skenës muzikore, e që vazhdojnë të jetojnë edhe në ditët e sotme, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrëfimi për sintin 27-vjeçar, të cilit Boshnjaku thotë se i ka ardhur koha të ruhet në muze, përshkon historinë e muzikës nga albumi “Viza C” e Gilit, e deri te një këngë e realizuar në kohën e pandemisë.
Boshnjaku rrëfen sesi e ruajti sintin gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Kënga e fundit e punuar me këtë sint është “Infermieres sime” e Shkëlzen Jetishit.
Boshnjaku thotë se është koha që institucionet ta themelojnë një muze në të cilin do të ruhej trashëgimia muzikore e vendit.
Në studion e Boshnjakut, ky sint është i ekspozuar bashkë me instrumente tjera që ruajnë rrëfime të rëndësishme.