Një sarkofag i rrallë prej guri është nxjerrë në pah nga gërmimet klandestine, në fshatin që ndodhet 5 kilometra larg Hanit të Elezit.
Afër tij janë zbuluar edhe kapaku i thyer i një sarkofagu tjetër, një copëz qeramike dhe qelqi, që, sipas informacioneve të para të arkeologëve, orientojnë në datim të periudhës antike, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArkeologu Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, shpjegon se kjo gjetje është e rëndësishme dhe e veçantë.
Sipas Rexhës, sarkofagu nuk është dëmtuar shumë nga gërmimet klandestine.
Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, thotë se më 19 maj përmes Policisë së Kosovës e kanë pranuar informacionin e parë për gjetje rasti në fshatin Krivenik.
Sipas përgjigjes së Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës, hetimet lidhur me këtë rast janë ende në proces.
Rekomandimi i ekipit të IAK-ut është që sarkofagu të nxirret dhe të dërgohet në shtëpinë e kulturës në Han të Elezit.
Pas këtyre gjetjeve, Instituti Arkeologjik i Kosovës ka adresuar kërkesë në Ministrinë e Kulturës për hulumtime dhe gërmime në këtë vend.