Janë afro i 20 mijë persona që kanë vizituar muzeun kombëtar “Onufri” gjatë muajit shtator.
Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka treguar se ka interes të lartë për artin ikonografik në muzeun kombëtar “Onufri”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Interesi i madh për këtë trashëgimi ka bërë të mundur që vetëm për muajin shtator gati 20 mijë vizitorë të kenë admiruar thesaret që mban ky muze”, ka njoftuar Gonxja.
Koleksioni i muzeun kombëtar “Onufri” në Berat përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe nga një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë.
Nën dyshemenë e absidës më 12 gusht 1968 u zbuluan dy kodikët e famshëm të Beratit, “Kodiku i Purpurt i Beratit” (“Codex Purpureus Beratinus”) i shekullit VI pas Krishtit dhe “Codex Aureus Anthimi” i shekullit IX pas Krishtit.
Kodikët në fjalë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit, si dhe enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. Dy Kodikët e Beratit janë regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin “Memoire du Monde” nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Muzeu ikonografik “Onufri” për vitin 2023 ka pasur 1000 e 240 vizitorë më shumë se një vit më parë. Turistët e huaj kanë preferuar ta vizitojnë Muzeun duke përdorur këtë shërbim që vjen në gjuhët shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.
Koleksioni i Muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.
Muzeu kombëtar “Onufri” në Berat është përshtatur në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në Kalanë e Beratit, që prej 27 shkurtit të vitit 1986.