Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Van Goghu në Shkodër nëpërmjet teknologjisë 3D

Vincent Van Gogh...Shkoder

Prej së enjtes, “Kub France Shkodra” në mjediset e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” ka ftuar të vegjlit të eksplorojnë eksperiencat më të reja, një hapësirë ku teknologjia takohet me artin. Aktiviteti është enkas për kureshtarët, të vegjlit, të rinjtë dhe këdo që kërkon diçka interesante. 

“Fëmijët do të kenë mundësinë të udhëtojnë në universin plot ngjyra të Vincent van Gogh përmes përvojës VR ‘Mr. Vincent’ dhe platformës Micro-Folie. Ata do të eksplorojnë pikturat, emocionet dhe historitë e tij në një mënyrë impresive, argëtuese dhe frymëzuese”, shkruhet në ftesë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kub France Shkodra” ka bërë të ditur se mund të rezervohet paraprakisht, të paktën një ditë para vizitës së planifikuar duke dërguar e-mail në [email protected] dhe aktiviteti mund të përfshijë deri në 12 persona njëkohësisht dhe ku mosha e rekomanduar është mbi  10 vjeç.

Nxënësit do të zbulojnë jetën dhe veprat e Van Goghut përmes fotografive, videove dhe lojërave digjitale. Përvoja VR “Mr. Vincent” është marrë nga katalogu i Institutit Francez dhe aktiviteti edukativ realizohet përmes platformës Micro-Folie. Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i “Kub France Shkodra”, i cili do t’i shoqërojë nxënësit gjatë gjithë eksplorimit. “Klub France Shkodra” ka bërë të ditur se ky aktivitet është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme në fotografi.