Në arsyetimin e gjykatës, thuhet se nuk është provuar se i akuzuari Dragan Ristiq e ka kryer veprën për të cilën i vihej në barrë. Për vendimin nga Prokuroria Speciale kanë thënë se do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës në shkallën e dytë
Aktgjykim lirues ka shpallur Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj Dragan Ristiqit i akuzuar për krime lufte në Gjakovë gjatë periudhës 1998-99.
Sipas aktakuzës, Ristiq ngarkohej se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore e ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime fizike e psikike, si dhe vjedhje të pasurisë të popullsisë civile shqiptare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor sipas vendimit të gjykatës nuk është provuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër.
“Nga provat e administruara nuk është vërtetuar se i akuzuari ka qenë pjesëtar i forcave serbe, sikurse që nuk është vërtetuar se ai ka marrë pjesë në kryerjen e këtyre veprimeve”, ka thënë Rrahman Beqiri, kryetar i Trupit Gjykues.
Beqiri, në arsyetimin e vendimit tha se as dëshmitarët nuk e kanë parë të akuzuarin Ristiq në vendin e ngjarjes.
“Dëshmitarja Florije e përshkruan në tërësi ngjarjen, përfshirë edhe pjesën te ura e Islam Begës, por nuk e përmend se këtu ka qenë i akuzuari. As në deklaratën e dhënë në polici më 2025 nuk e përmend të akuzuarin, vetëm i përshkruan dy persona njëri më i ri e tjetri më i vjetër. Pastaj në bazë të albumit në fotografi e identifikon si njërin nga këta persona të akuzuarin”, ka sqaruar Beqiri.
Gjatë shpalljes së aktgjykimit nuk ishte i pranishëm i akuzuari Ristiq, derisa gjykata mori vendim që atij t’i ndërpritet masa e paraburgimit.
E nga Prokuroria Speciale kanë thënë se do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës në shkallën e dytë.