Një person nga Austria ka fituar çmim rekord prej 250 milionë eurosh në lotarinë “EuroMillions”.
Siç njoftoi Lotaria Austriake të premten mbrëma, ky lojtar është fituesi i të ashtuquajturit Europot dhe me biletë prej 10-eurosh ka qëlluar të shtatë numrat.
“Rekordi i mëparshëm mbahej nga një austriak. Në dhjetor 2023, ai fitoi Europotin, i cili në atë kohë ishte 240 milionë euro. Pas kësaj fitore, lojtari mbeti anonim dhe asnjë detaj rreth tij nuk doli kurrë”, shkruan gazeta austriake Heute.
250 milionë euro do të transferohen në llogarinë e lojtarit pas skadimit të periudhës katërjavore të apelimit.
Me sloganin “Bëhuni më i pasur se të pasurit”, lotaria evropiane “EuroMillions” u lansua në vitin 2004 në vendet si Franca, Spanja, Britania e Madhe, Austri, Belgjikë, Irlandë, Luksemburg, Portugali dhe Zvicër.