Britania e Madhe ka shënuar një moment historik në fushën e mjekësisë riprodhuese, pasi mirëpriti foshnjën e parë të lindur pas një transplanti të mitrës nga një donatore e ndjerë. Kjo ndërhyrje revolucionare është e para e këtij lloji në vend dhe vetëm e treta e realizuar ndonjëherë në Evropë.
Grace Bell, e lindur pa mitër, solli në jetë një djalë të shëndetshëm, Hugo Richard Norman Powell, me operacion cezarian në dhjetor 2025, në spitalin Queen Charlotte’s and Chelsea Hospital në Londër. Ajo është gruaja e dytë në Mbretërinë e Bashkuar që lind pas një transplanti të mitrës, por e para që e ka marrë organin nga një donatoreje të ndjerë, raportoi të martën “Euronews”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ekipit kërkimor, Hugo është foshnja e tretë në Evropë që lind pas një transplanti të tillë nga donatori i vdekur, duke e kthyer këtë rast në një sukses për shkencën dhe shpresën e shumë grave.
“Nuk ka fjalë për të falënderuar mjaftueshëm donatoren time dhe familjen e saj. Mirësia dhe bujaria e tyre ndaj një të panjohure janë arsyeja pse unë arrita të përmbush ëndrrën time të kahershme për t’u bërë nënë”, u shpreh Belli.
Transplanti u realizua në kuadër të programit kërkimor të miratuar “UK Investigational Study into Transplantation of the Uterus” (INSITU), i financuar nga organizata bamirëse “Womb Transplant UK”.
Prindërit e donatores shprehën krenari “për trashëgiminë” që vajza e tyre ka lënë pas.
“Përmes dhurimit të organeve, ajo u ka dhënë familjeve të tjera dhuratën e çmuar të kohës, shpresës, shërimit dhe tani jetës”, kanë thënë ata.