Një çift ka fituar në lotari mbi 1 milion dollarë për herë të dytë brenda shtatë vjetësh.
Richard Davies dhe Faye Stevenson-Davies fituan 1.3 milionë dollarë në vitin 2018, raportoi BBC.
Shanset që ata të fitonin sërish 1.3 milionë ishin një në 24 trilionë. Por, më 26 nëntor këtë vit ata i mposhtën këto gjasa kur fituan çmimin e madh.
Çifti ka thënë se gjithmonë besuan se është e mundur të fitosh.
“E dinim se gjasat që kjo të ndodh sërish ishin të pakta, por ne jemi dëshmia se nëse beson gjithçka është e mundur”, ka thënë Faye.