Një numër i delfinëve në Gjirin e Meksikës u zbuluan se ishin pozitivë për kokainën e substanca të tjera qetësuese, sipas një studimi të ri të publikuar të enjten, shkruan DailyMail.
Siç thotë studimi, delfinët nuk kanë gëlltitur me gojë këto substanca, por droga u është përthithur përmes lëkurës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoU testuan 89 delfinë dhe u konstatua se 30 prej tyre kishin drogë ose substanca të tjera në trupin e tyre, dhe 24 rezultuan pozitivë për një ilaç kundër dhimbjeve, i cili është 100 herë më i fortë se morfina.
Një qetësues i quajtur meprobamate dhe relaksuesi i muskujve karisoprodol u gjetën gjithashtu në yndyrën e kafshëve të testuara.
Në korrik të këtij viti, shkencëtarët konfirmuan se peshkaqenët që jetonin në ujërat në brigjet e Brazilit gjithashtu rezultuan pozitivë në testin e kokainës.