Kuriozitet

Shoferi 90-vjeçar i kamionit në Britani nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga puna

Brian Wilson

Në moshën 90-vjeçare, Brian Wilson nga Sheffieldi i Britanisë së Madhe është ndër shoferët më të vjetër të kamionëve që punojnë në botë.

Dhe, pas më shumë se 70 vitesh në rrugë, ai ende nuk ka në plan t’i lërë frenat e dorës.

Brian Wilson nuk përdor navigim satelitor. Ai zotëron një atlas rrugor, megjithëse në një intervistë për BBC-në ka thënë se "është rreth 40 vjeç".

"Unë nuk kam nevojë për një navigim satelitor apo një hartë”, ka thënë 90-vjeçari.

Sipas rekordeve botërore Guinness, mbajtësi më i vjetër mashkull i licencës për të vozitur kamion është Jack Fisher nga Britania e Madhe, me 88 vjeç e katër ditë, që nga 27 janari 2021.

Image
Brian Wilson

Brian është ftuar të bëjë pretendimin e tij për moshën më të madhe si shofer kamioni, duke paraqitur prova të moshës dhe profesionit.

Por është shprehur se nuk është shumë i interesuar për këtë.

"Unë nuk mendoj vërtet për këtë. Unë thjesht dal për të punuar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se mërzitet shumë kur nuk punon.