Kuriozitet

A e dini se ullinjtë e gjelbër dhe të zi janë i njëjti frut, disa mblidhen më herët, të tjerët lihen të piqen

Ullinjte

Të mësosh informacione të reja në doza të vogla ditore çon në ruajtje më të fortë të kujtesës afatgjatë. Disa fakte interesante siç janë këto më poshtë, përveç që do t’iu mësojnë diçka të re, do të nxisin edhe kureshtjen tuaj.

- Prodhimi i djathit nga qumështi i drerit të madh (moose) është aq intensiv në punë dhe kërkon aq shumë kohë, sa ekziston vetëm një prodhues në botë, Älgens Hus (Shtëpia e Drerit), në Suedi.

- Kakao përbën mbi 50% të eksporteve të shtetit ishullor të Afrikës Perëndimore, São Tomé dhe Príncipe.

- Ullinjtë e gjelbër dhe ullinjtë e zinj janë i njëjti frut. Të gjelbrit mblidhen para se të piqen, ndërsa të zinjtë lihen të piqen në pemë, shkruan TheFactSite.

- Në vitin 2011, 17-vjeçari Wang Shangkun nga Kina shiti një nga veshkat e tij për të blerë një iPhone 4 dhe një iPad 2. Operacioni i paligjshëm e la atë me dështim të veshkave dhe të varur nga dializa për gjithë jetën.

- Kakofobia është frika e tepruar dhe irracionale nga shëmtia, duke përfshirë njerëz, objekte ose pamje të shëmtuara.

- E diela është dita e dytë e javës në kalendarin e vjetër persian, i përdorur në Afganistan dhe Iran. Çuditërisht, ajo quhet dita një, pasi java e tyre fillon me ditën zero, të shtunën.

- Frito-Lay lansoi balsamin për buzë Cheetos në vitin 2005, por ai u tërhoq shpejt nga tregu pasi nuk arriti të fitonte popullaritet te konsumatorët.

- Shkurti është Dita e Ndërgjegjësimit për Beqarët (Singles Awareness Day), një kohë që beqarët të festojnë pavarësinë e tyre dhe të shpërblejnë veten, duke inkurajuar gjithashtu mirësinë nga të tjerët ndaj atyre pa partner.

Faktet e shkurtra dhe të përzgjedhura me kujdes jo vetëm që ushqejnë kureshtjen, por na ndihmojnë të shohim botën nga këndvështrime të reja.

Çdo fakt është një dritare e vogël drejt diçkaje që ndoshta nuk e keni ditur më parë.