Një ekspozitë e re në Muzeun Victoria and Albert (V&A) në Londër rikthen momentin kur lindi YouTube më shumë se 20 vjet më parë.
“V&A ka përvetësuar një rikonstruksion të faqes së hershme të internetit dhe videon e parë të ngarkuar ndonjëherë në platformë nga bashkëthemeluesi Jawed Karim”, ka thënë një zëdhënës i muzeut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRikonstruksioni i faqes së hershme të YouTube përfshin videon e parë të publikuar, me titull “Me at the zoo”, ku shfaqet Jawed Karim, atëherë 25 vjeç, në Kopshtin Zoologjik të San Diegos duke folur për elefantët. Klipi 19-sekondësh është shikuar mbi 382 milionë herë dhe ka marrë më shumë se 18 milionë pëlqime që nga publikimi i tij më 23 prill 2005.

“Gjëja interesante për këta elefantë është se kanë feçka shumë, shumë, shumë të gjata”, thotë Karim në video.
Kurse, drejtori ekzekutiv i Youtube, Neal Mohan, u shpreh se duke e vendosur këtë pamje në muze “ne nuk po shfaqim thjesht një video; po i ftojmë vizitorët të kthehen pas në kohë, në fillimet e një fenomeni global kulturor”.
YouTube vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për artin dhe kulturën, ku përmbajtjet origjinale nga muze dhe galeri shpesh arrijnë shikueshmëri më të lartë sesa shërbimet e transmetimit.