Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

10 zakone për ta mbrojtur shëndetin e trurit

Truri

Truri

Nëse dëshironi të mbroni shëndetin e trurit me kalimin e viteve, ekspertët thonë se ka disa zakone të përditshme që bëjnë vërtet diferencë.

Sipas raportit vjetor të “Alzheimer’s Association”, shumë faktorë ndikojnë në funksionimin e trurit në moshë më të madhe. Zakone të përditshme që ndihmojnë trupin, si lëvizja, gjumi i mirë dhe ushqimi i shëndetshëm, luajnë rol të rëndësishëm edhe në ngadalësimin e rënies së aftësisë njohëse dhe përqendrimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Organizata thekson se “nuk është kurrë shumë herët apo shumë vonë për të filluar” këto zakone, por ato janë të rëndësishme sidomos në moshën e mesme.

“Rezerva njohëse funksionon si një llogari kursimi mendore: sa më shumë të investosh gjatë jetës, sidomos nga fundi i të 30-ave deri në fillim të të 60-ave, aq më shumë mund të përfitosh më vonë, nëse truri preket nga sëmundje”, thuhet në raportin e studimit.

Për të mbajtur trurin të shëndetshëm, USA Today ka raportuar se ekspertët rekomandojnë këto 10 zakone:

Sfido trurin

Mbaje mendjen aktive duke mësuar gjëra të reja: një gjuhë të huaj, një aftësi të re apo duke lexuar materiale më sfiduese.

Mos ndal së mësuari

“Arsimi e ul rrezikun e rënies njohëse dhe demencës”, thuhet në raportin e organizatës “Alzheimer’s Association”
Mund të ndjekësh kurse, trajnime apo të mësosh online gjatë gjithë jetës.

Ushtro rregullisht

Ecja, vallëzimi apo puna në kopsht janë të gjitha të dobishme. Rekomandohen rreth 30-35 minuta aktivitet aerobik, 4 herë në javë, plus ushtrime force dhe fleksibiliteti.

Mbroje kokën

Shmang dëmtimet duke përdorur helmetë gjatë sporteve, rrip sigurimi në makinë dhe duke parandaluar rrëzimet.

Lëre duhanin

Sipas raportit “nuk është kurrë vonë për ta lënë”.

Mbaje nën kontroll tensionin e gjakut

Kjo mund të bëhet përmes stilit të jetesës ose me ndihmën e mjekut.

Menaxho diabetin

Sidomos diabetin e tipit 2, që lidhet me shëndetin e trurit.

Ushqehu shëndetshëm

Sipas raportit të “Alzheimer’s Association” ushqimi i shëndetshëm mund të ulë rrezikun e rënies së aftësive njohëse.

Kjo përfshin më shumë perime, proteina të lehta dhe më pak ushqime të përpunuara.

Mbaj peshë të shëndetshme

Pesha është një faktor që mund ta kontrollosh dhe që ndikon si në trup ashtu edhe në tru.

Fli mirë

Shumë njerëz nuk flenë mjaftueshëm. Syno të paktën 7 orë gjumë dhe shmang ekranet para gjumit.

“Njohja e këtyre faktorëve i ndihmon njerëzit të marrin hapa praktikë dhe të rëndësishëm për të ulur rrezikun e rënies njohëse dhe për të mbështetur shëndetin e trurit gjatë gjithë jetës”, theksohet në raport.