Disenjatori i mirënjohur italian, Stefano Gabbana, bashkëthemelues i shtëpisë së njohur të modës “Dolce & Gabbana” (me ish-partnerin e tij Domenico Dolce) në vitin 1985, raportohet se ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të kompanisë, ka raportuar Vanity Fair.
“Can you please spell Gabbana?” (a mund ta shqiptosh fjalën ‘Gabbana’ të lutem?), pyet aktorja Anne Hathaway në rolin e Andy Sachs në filmin e famshëm “The Devil Wears Prada”, në ditën e saj të parë si asistente e redaktores së fuqishme dhe fiktive Miranda Priestly. Kjo referencë i drejtohet pikërisht emrit të Stefano Gabbanas, një prej figurave më të njohura të modës italiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportimeve të fundit, Gabbana jo vetëm që është larguar nga pozita e drejtorit, por po shqyrton edhe opsionet për pjesën e tij në kompani, ndërkohë që brendi po hyn në negociata të reja me kreditorët.
Shtëpia e modës, e njohur globalisht për fushatat e saj sensuale të parfumeve, me emra si David Gandy dhe së fundmi Theo James, dhe për promovimin e stilit italian “dolce vita”, përballet me një borxh prej rreth 450 milionë eurosh.
Ashtu si shumë brende të tjera luksi, edhe “Dolce & Gabbana” është goditur nga ngadalësimi i industrisë globale të luksit.
Vitin e kaluar, sipas Bloomberg, kompania ka punuar për të rifinancuar rreth 300 milionë euro borxh deri në vitin 2030. Si pjesë e këtij procesi, ajo ka siguruar edhe 150 milionë euro shtesë nga huadhënësit për të mbështetur zgjerimin në sektorin e produkteve të bukurisë, një nga fushat që vazhdon të rritet dhe mbetet një pikë pozitive për brendin.
Gabbana, 63 vjeç, thuhet se është larguar nga posti që në muajin dhjetor, sipas një dokumenti zyrtar italian. Në muajin janar, rolin e drejtorit e mori Alfonso Dolce, vëllai i Domenico Dolces dhe aktualisht CEO i kompanisë.
Megjithatë, Gabbana ka qenë ende i pranishëm në publik. Ai ka marrë pjesë dhe ka folur për mediat gjatë dy shfaqjeve të fundit të modës në javën e modës në Milan, në muajin janar për koleksionin e linjës së burrave vjeshtë-dimër 2026 dhe në muajin shkurt për koleksionin “ready-to-wear” të grave për të njëjtin sezon.
Ende nuk është e qartë nëse largimi i tij si drejtor do të thotë edhe largim i plotë nga kompania.
Ndërkohë, “Dolce & Gabbana” po këshillohet nga “Rothschild & Co” dhe pritet të emërojë në një rol të lartë drejtues ish-CEO-n e brendit tjetër të njohur italian “Gucci”, Stefano Cantino.