Të konsumosh kos apo jogurt çdo ditë mund të duket si një zakon i thjeshtë, por sipas ekspertëve të ushqyerjes, ai sjell një sërë përfitimesh për shëndetin, sidomos për tretjen, muskujt dhe sistemin imunitar, ka shkruar Martha Stewart.
Ky ushqim i fermentuar është gjithnjë e më popullor dhe vjen në shumë lloje e shije. Por çka ndodh me trupin nëse e konsumon çdo ditë?
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇka përfiton trupi nga kosi?
Forcon eshtrat
Kosi përmban një kombinim të pasur lëndësh ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e eshtrave të forta, si kalciumi, fosfori, magnezi dhe vitaminat A, B dhe K. Këto elemente janë thelbësore për densitetin e eshtrave dhe strukturën skeletore.
Përmirëson tretjen
Kosi është i pasur me baktere të mira, të njohura si probiotikë, që ndihmojnë në balancimin e florës së zorrëve. Kjo ndikon pozitivisht në shëndetin e sistemit tretës dhe mund të lehtësojë probleme si kapsllëku, diarreja apo edhe sindroma e zorrës së irrituar.
Gjithashtu, ndihmon trupin të përthithë më mirë minerale të rëndësishme si kalciumi dhe magnezi.
Forcon imunitetin
Shumica e qelizave të imunitetit ndodhen në zorrë, ndaj ushqimet që mbështesin këtë sistem kanë ndikim të drejtpërdrejtë. Kosi përmban edhe minerale si zinku dhe seleni, që janë të rëndësishëm për funksionimin e sistemit imunitar. Disa lloje janë të pasuruara edhe me vitaminë D, e cila ndihmon trupin të luftojë infeksionet.
Ndihmon në rikuperimin e muskujve
Falë përmbajtjes së proteinave cilësore (si whey dhe kazeinë), kosi është një zgjedhje shumë e mirë pas aktivitetit fizik. Këto proteina ndihmojnë në ndërtimin dhe rikuperimin e muskujve dhe parandalojnë dëmtimin e tyre.
Të mban të ngopur më gjatë
Proteinat në kos rrisin ndjesinë e ngopjes dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë. Ai ndikon në hormonet që sinjalizojnë ngopjen dhe ul ato që nxisin oreksin. Për këtë arsye, është ideal për mëngjes ose si snack gjatë ditës.
Sa kos duhet të konsumosh në ditë?
Nuk ka një sasi zyrtare të rekomanduar, por një porcion standard është rreth 170 gramë. Ekspertët sugjerojnë 1-2 porcione në ditë për të përfituar nga proteinat dhe kalciumi.
Po për kosin me bazë bimore?
Sot ka shumë alternativa pa produkte shtazore, të bëra nga soja, kokosi apo arroret. Ato janë të përshtatshme për personat me intolerancë ndaj laktozës, por vlerat ushqyese ndryshojnë.
Nëse synon proteinë të lartë, kosi i sojës është zgjedhja më e afërt me kosin tradicional. Ndërsa për përfitime për eshtrat, zgjidh produkte të pasuruara me kalcium dhe vitaminë D.
Cilin kos të zgjedhësh?
Ekspertët rekomandojnë kos natyral, pa sheqer të shtuar, pasi shumë lloje kosi me shije përmbajnë sasi të larta sheqeri. Mund ta ëmbëlsosh vetë me fruta ose mjaltë.
Nëse kërkon më shumë proteina, zgjidh kos të trashë, që përmban dukshëm më shumë proteina se kosi i zakonshëm.
Për personat me diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës apo mbipeshë, rekomandohet kos pa yndyrë, që ofron të njëjtat vitamina dhe minerale, por me më pak kalori dhe yndyrë të ngopur.