Studime të reja shkencore po zbulojnë lidhje interesante mes ilaçeve për dobësim, shëndetit të grave dhe mënyrës së jetesës, duke hapur diskutime të reja në botën e mjekësisë.
Një nga zbulimet më të rëndësishme lidhet me ilaçet kundër diabetit, GLP-1 që përdoren edhe për humbje peshe, të cilat mund të ndihmojnë edhe në luftën kundër kancerit të gjirit, ka shkruar Yahoo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një studimi të publikuar në Journal of the American Medical Association, gratë me diabet ose mbipeshë që kishin kancer të gjirit dhe përdornin ilaçe GLP-1 kishin rezultate më të mira pas diagnozës.
Studiuesit vunë re përmirësim si në mbijetesë ashtu edhe në uljen e rikthimit të sëmundjes.
Sipas ekspertëve nevojiten më shumë studime për të kuptuar kohën më të mirë dhe mënyrën më të përshtatshme të përdorimit të këtyre ilaçeve te pacientet me kancer gjiri.
Një tjetër studim ngriti shqetësime për Endometriozë, një sëmundje kronike që prek rreth një në 10, duke shkaktuar dhimbje të forta, probleme me menstruacionet dhe në disa raste vështirësi për të mbetur shtatzënë.
Sipas hulumtimit të publikuar në Canadian Medical Association Journal, foshnjat e lindura nga nëna me endometriozë kanë rrezik më të lartë për anomali kongjenitale.
Këto mund të përfshijnë probleme me zemrën, sistemin tretës dhe muskujt apo eshtrat. Në disa raste janë raportuar edhe tumore apo neoplazma.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se rreziku i përgjithshëm mbetet i vogël.
Ndërkohë, një studim tjetër sugjeron se orari i gjatë i punës mund të ndikojë drejtpërdrejt në shtimin e peshës trupore.
Sipas hulumtimit të prezantuar nga European Association for the Study of Obesity, ulja e orëve të punës me 1 për qind lidhet me një ulje prej 0.2 për qind të obezitetit.
Studimi, i realizuar në 33 shtete, sugjeron se balanca mes jetës private dhe punës mund të ketë ndikim të madh në shëndet.
Deri tani, shumica e kërkimeve e kanë lidhur obezitetin kryesisht me ushqimin dhe mungesën e aktivitetit fizik, por ky studim tregon se edhe puna e tepërt mund të jetë faktor i rëndësishëm në shtimin e peshës.