Zohran Mamdani fitoi garën për kryetar të qytetit të New Yorkut, duke u bërë kryetari më i ri i zgjedhur i qytetit në gati një shekull. Bashkëshortja e tij, Rama Duwaji, një ilustruese dhe animatore 28-vjeçare me të cilën ai u martua këtë vit në një ceremoni në New York, tani është zonja e parë e qytetit nga Gjenerata Z (personat që kanë lindur ndërmjet viteve 1997 dhe 2012), duke u bërë histori si Zonja e Parë më e re që ka pasur ndonjëherë New Yorku.
Edhe pse Rama ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së medias, stili i saj personal është një tregues i qartë i shijes dhe elegancës së saj. Me një qasje të natyrshme dhe të sofistikuar ndaj modës, Duwaji ka arritur të tërheqë vëmendjen me veshje që janë një pasqyrë e përsosur e personalitetit të saj të rafinuar.
Kur Hannah Jackson, gazetare e prestigjiozes Vogue, ka biseduar për herë të parë me Duwajin në një thirrje përmes platformës Zoom për të diskutuar ilustrimet për një histori mbi punëtorët e industrisë së rrobave në New York, ka thënë se u mahnit nga fakti që ajo është pothuajse në moshën e saj.
“Mendova se si do të ishte nëse një nga shoqet e mia do të bëhej papritmas figurë publike, duke humbur anonimitetin dhe ndoshta duke kaluar nga një apartament i vogël në një rezidencë të madhe si Gracie Mansion”, ka shkruar Jackson.
Kjo gjithashtu ngre pyetjen se çfarë do të veshë Duwaji si Zonja e Parë e qytetit të New Yorkut. Shpesh, figurat politike detyrohen të adoptojnë gardërobë të thjeshtë dhe konservatore, me gratë në pushtet, që veshin fustane deri te gjuri ose kostume biznesi me ngjyra patriotike.
Megjithatë, ani pse Duwaji zakonisht qëndron larg vëmendjes së publikut, stili i saj, sipas Jacksonit, është gjithçka përveçse i mërzitshëm.
Instagrami i saj ofron një shikim në stilin e saj personal, ajo preferon këpucë të gjata që bien në sy, stoli të shumta ari, bluza të zeza, mëngë të tejdukshme, pantallona “Bermuda”, si dhe bluza të bardha.
Në muajin qershor, kur Mamdani festoi fitoren e tij në Partinë Demokratike, Duwaji u shfaq pranë tij në skenë me një fustan elegant të zi, të kombinuar me stolitë e saja të preferuara nga ari. Edhe pse mund të mos veshë disa nga veshjet e saj më të rastësishme për angazhime zyrtare, Jackson ka thënë se stili i saj si Zonjë e Parë nuk ka nevojë të sakrifikojë as dëshirën për artin dhe as rininë e saj.
Moda ka qenë prej kohësh mjet i mesazheve politike, duke nisur nga stili i ish-Zonjës së Parë të SHBA-së, Michelle Obama, që përfshin veshjen e përzier (high-low dressing), e tek Kamala Harris që mbështet te disenjatorët afromaerikanë. Si artiste që shihet qartë se ka respekt për artizanate, Duwaji mund ta përdorë modën për të shprehur mesazhe politike, pa sakrifikuar stilin e saj personal.
Një shembull i shkëlqyer ka ndodhur gjatë Javës së Modës së New Yorkut, kur ajo u ul në rreshtin e parë të shfaqjes së koleksionit të “Diotima” për pranverën e vitit 2026, brend i njohur për punën magjepsëse me thurje.
Sipas Jakcsonit, pjesëmarrja e Duwajit në këtë ngjarje, tregon vlerat e saj, duke u lidhur me një brend të vogël nga New Yorku, drejtuar nga një grua homoseksuale nga Xhamajka, e cila prioritizon artizanatin e saj në punën që bën.
Ajo mund të përdorë etiketat e tjera për të shprehur parimet që ka, nga stili i fuqishëm dhe femëror i brendeve të famshme, pa sakrifikuar stilin.
Duke u bazuar në këtë, Jackson me ekipin e Vogues, kanë shqyrtuat shfaqjet e fundit të modës në New York për të gjetur disa pamje që do të donim t’i shihnim ti veshte Duwaji, duke shfaqur stilin e saj të natyrshëm dhe vlerat që ajo përfaqëson.












