Bashkim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë i turneut “Pavarësia” që u mbajt të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në turneun “Pavarësia” u zhvilluan tetë meçe, ndërsa Bashkim Bajoku mposhti boksierin nga Bullgaria, Latin Ivanov, në kategorinë deri 55 kilogramë.
Boksieri më i mirë i huaj u shpall Melike Yeter nga Gjermania, kurse më ferplej bullgari Latin Ivanov.
Tekniku më i mirë u shpall shqiptari Ahmed Koçi, derisa çifti më luftarak u shpall lufta ndërmjet Shpëtim Bajokut dhe Leotrim Berishës. Të dy janë boksierë të Kosovës.