Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.
Me paraqitje bindëse, Distria për të bronztën e mposhti Naomi Van Krevel të Holandës. Ndaj saj fitoi me tri Yuko.
Distria i shënoi tri fitore, kurse e kishte një humbje të dyshimtë në gjysmëfinale.
Distria ndalet me vendim të dyshimtë të gjyqtarëve
Distria Krasniqi është ndalur në gjysmëfinale dhe do të luftojë për medalje të bronztë në Grand Slamin në Abu Dabi.
Distria ka dominuar plotësisht ndaj Reka Pupp të Hungarisë. Por pa ia dalë të realizojë hedhje në kohën e rregull. Në “Golden Score”, Distrisë fillimisht iu dha uazari, por që u anulua më pas. Ndërkohë pas një sulmi tjetër të xhudistes kosovare, u dha pika më e vogël, Yuko, për Puppin, për një kundërsulm që gjyqtarët e vlerësuan.
Distria mbeti e befasuar me vendimin dhe reagoi. Por vendimi nuk ndryshoi.
Distria ka dominuar plotësisht ndaj Puppit. Tani i ka dhjetë fitore e dy humbje. Humbjen e kaluar e kishte pësuar vetëm në vitin 2021.
Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Grand Slamit në Abu Dabi
Distria Krasniqi nuk ka lejuar befasi në Grand Slamin në Abu Dabi.
Xhudistja prej më të mirave në botë është kualifikuar tashmë në gjysmëfinale.
Në xhiron e dytë e mposhti rusen Karina Efimova. Ndërkohë në çerekfinale fitoi me uazari ndaj izraelites Gefen Primo.
Distria garon në kategorinë deri 52 kg.